Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Siç raporton gazetari Simon Shkreli për abcnews.al, si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur një prej drejtuesve, i cili është transportuar drejt Spitalit të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në pamjet e siguruara nga ABC News shihen automjetet e dëmtuara rëndë ndërsa ka mbërritur edhe autoambulanca për të dhënë ndihmën mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes mes dy automjeteve, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të këtij aksidenti./abcnews.al