Një aksident ka ndodhur në qytetin e Korçës.
Një mjet tip BMW ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin për pasojë drejtuesi i saj ka goditur dy këmbësor aty pranë duke bërë që një prej tyre të plagoset rëndë.
Siç raporton gazetarja Ledjona Xheladinaj për ABC News, i plagosuri është transportuar drejt spitalit të Korçës në gjendje të rëndë.
ABC News ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe po punon për shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 25.05.2020, rreth orës 22:25, në lagjen nr. 3 shtetasi A. T., duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përplasur dy këmbësorë shtetasin S. K., rreth 57 vjeç dhe djalin e tij shtetasin J. K., rreth 31 vjeç, që po ecnin në trotuar, të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit A. T., ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al