Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Aksident në Fushë Milot, lëndohet shoferja e “Audit”

schedule21:43 - 5 Tetor, 2022

schedule 21:43 - 5 Tetor, 2022

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:20, në Fushë Milot.

Uniformat blu bëjnë me dije se shoferi i mjetit tip “Ford” ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Si pasojë e përplasjes me trafikndarësen, nga mjeti tip” Ford” janë shkëputur disa pjesë të tij, që kanë rënë mbi mjetin tip ” Audi” që po lëvizte në këtë aks rrugor, me drejtuese shtetasen K.D., e cila ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 21:20, në Fushë Milot, shtetasi H.T., 39 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij tip “Ford” me të cilin po lëvizte, duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Si pasojë e përplasjes me trafikndarësen, nga mjeti tip” Ford” janë shkëputur disa pjesë të tij, që kanë rënë mbi mjetin tip ” Audi” që po lëvizte në këtë aks rrugor, me drejtuese shtetasen K.D., e cila ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!