Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Aksident në aksin Lushnje-Berat, plagosen tre persona

schedule20:09 - 11 Nëntor, 2020

schedule 20:09 - 11 Nëntor, 2020

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Lushnje-Berat. Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Mjeti tip Volkswagen me targa aa271,  i cili po udhëtonte nga Berati drejt Lushnjes është përplasur me mjetin tip Benz me targa 573 nt, i cili udhëtonte në kah të kundërt.



Përplasja ka qenë e fortë dhe dy personat që udhëtonin në mjetin tip Benz dhe drejtuesi i Volkswagenit janë nisur me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku edhe po marrin trajtim mjekësor.

Sakaq policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!