VIDEO/ Aksident në aksin “Librazhd-Prrenjas”, përplasen dy automjete, gjashtë të lënduar

schedule09:23 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 09:23 - 11 Dhjetor, 2023

Një aksident është regjistruar këtë të hënë në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa siç shihet nga pamjet, një prej makinave ka përfunduar mbi trafikndarëse.

Si pasojë e aksidentit gjashtë persona janë lënduar. Fatmirësisht ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

/abcnews.al/