Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Seman, në afërsi të plazhit. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë, drejtuesi i tij ka marrë lëndime të lehta.
Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:50, në aksin rrugor “Fier-Seman”, në fshatin Grykë, shtetasi, 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./abcnews.al

