Një aksident me pasoje plagosjen e 4 personave ndodhi pasdite në aksin Lezhë-Milot, pranë urës së lumit Drin.
Sipas policise, nga perplasja e dy automjeteve u plagos drejtuesi i njerit prej mjeteve si dhe 3 shtetas që ndodheshin si pasagjerë në të dyja makinat.
Ata janë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.
Policia po punon per sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve te aksidentit. Ndërsa për rreth 30 minuta është bllokuar superstrada në të dyja anët dhe situata ka qënë kaotike.