Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Ajola Xoxa në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”

schedule10:21 - 4 Prill, 2025

schedule 10:21 - 4 Prill, 2025

TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur të premten në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj saj nga Gjykata e Posaçme.

Veliaj bashkë me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa akuzohen nga SPAK për veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po hetohet nën masën e sigurisë arrest me burg, kurse më 12 shkurt, Gjykata vendosi t’i ndryshojë masën nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” Ajola Xoxës./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!