Disa adoleshentë në SHBA kanë dhunuar një të moshuar pasi e kishin grabitur. Kamerat e sigurisë në vendin e incidentit kanë kapur momentin kur dy të miturit dhunuan dhe grabitën 80-vjeçarin me prejardhje aziatike.
Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur në Kaliforni.
“Është çmenduri të shohësh fëmijët që bëjnë këto lloj gjërash”, deklaroi një dëshmitar i cili është identifikuar vetëm si Marcos.
Sipas policisë, si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa të miturit i grabitën një orë. Policia beson se sulmi ka më shumë të ngjarë të jetë i motivuar nga racizmi sesa me qëllim grabitjen. /abcnews.al/