Kukësi u mposht me përmbysje nga Tirana të premten, ndërkohë që pas ndeshjes trajneri Shpëtim Duro foli për mediat. Kreu i ekipit verilindor u pyet edhe nëse ndjen rrezik në pozicionin e tij, gjë që normalisht nuk i ka pëlqyer.
“Ju personalisht ndiheni i rrezikuar ne postin e trajnerit?”, ishte pyetja e gazetarit drejtuar Duros, i cili nuk dëshiron të përgjigjet. “Hajde mirë u pafshim”, shprehet trajneri i Kukësit përpara gazetarëve dhe largohet.
Kukësi i tij është vetëm një pikë pas Tiranës kryesuese dhe mund të kthehet i pari që këtë javë, nëse bardheblutë ngecin në derbi me Partizanin dhe verilindorët mposhtin Teutën. Në këto kushte, kur kampionati është krejtësisht i hapur, Duros nuk i ka pëlqyer aspak pyetja në lidhje me të ardhmen e tij. / abcnews.al