Kryeministri Edi Rama inspektoi pak më parë procesin e vaksinimit të të moshuarve në Durrës, ku aktualisht janë duke marrë dozën e parë ata mbi 80 vjeç.
Ndërkohë që po fliste me disa prej tyre, një i moshuar iu drejtua kryeministrit duke thënë “marrsh nga ditët tona”, ndërsa Rama iu përgjigj: Jo, largqoftë të marr nga ditët e tua.
Pjesë nga biseda:
Rama: Me shëndet! Si ndiheni tani? Mirë? Mund të dilni rëhat tani.
I moshuari: Rrrofsh sa malet, marrsh nga ditët tona!
Rama: Jo, largqoftë të marr nga ditët e tua!