Zhbllokohet shumë shpejt supersfida Bayern Munchen-Dortmund. 74 sekonda i kanë mjaftuar Erling Haaland për të ndëshkuar Manuel Neuer.
Goditje potente e 20-vjeçarit norvegjez dhe topi në rrjetë. Avantazh i rëndësishëm në klasiken e futbollit gjerman për verdhezinjtë, të cilët shënuan sërish shtatë minuta më vonë.
Sërish Haaland autori i golit. 19 golat sezonalë në Bundesligë për bomberin fantastik të Dortmundit, i cili shfrytëzoi një asist të Thorgan Hazard.
Nisje e keqe për kampionët e Hansi Flick, të cilët pritet të reagojnë, pasi disfata e sotme sjell edhe humbjen e vendit të parë në renditje. /abcnews.al