Moderatorja Fiori Dardha ka bërë celebrimin me partnerin e saj prej vitesh, Donard Hasani. Moderatorja dhe regjisori mbajtën një dasmë madhështore disa vite më parë, por nuk ishin të martuar ligjërisht. Dje, ata kanë lidhur kurorë përgjithmonë me njëri-tjetrin.
Fiori ka ndarë disa fotografi nga ceremonia e thjeshtë me familjarët e tyre. Ata kanë vendosur të bëjnë celebrimin në një ditë speciale për regjisorin pasi feston 50-vjetorin e lindjes. “Dasmë PO! Fëmijë PO! Celebrim?! Mukajeti na kishte lënë pa u martuar ligjërisht… ?
5 vite pas dasmës, mbrëmë, në 50 vjetorin e bashkëshortit, vendosëm të jemi bashkë edhe në certifikatën familjare. Tashmë, jemi edhe ligjërisht burrë e grua! ?? P.S: vendosa të mbaja mbiemrin tim!“, ka shkruar ajo. Në një intervistë në vitin 2017, Fiori tregoi dhe arsyen se pse nuk ishin celebruar ende.
View this post on Instagram
“Herën e parë ishte kur lindi Abeli, Nardi shkon për ta regjistruar dhe nuk e regjistron dot në lagjen e tij sepse nuk ishim të martuar. Shkuam për t’u martuar dhe kërkonte një kohë prej dy javësh që të shpallej martesa dhe të kryhej celebrimi.
View this post on Instagram
Nuk na priste koha sepse duhej regjistruar djali dhe e lamë. Këtë radhë shkova për të kërkuar për t’u martuar dhe më tha se je shumë vonë, sepse në datën 9 mars ku do të martohesh, nuk e bën dot sepse duhet shpallur dy javë përpara. Dhe e kemi lëmë celebrimin.“, tha asokohe moderatorja. /abcnews.al