5 të dyshuar me koronavirus, dezinfektohet Sanatoriumi

schedule17:02 - 28 Shkurt, 2020

schedule 17:02 - 28 Shkurt, 2020

5 persona të dyshuar me koronavirusin e ri në Shqipëri pas analizave të kryera në Institutin e Shëndetit Publik kanë rezultuar negative.

Kjo bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë pasi mesditën e të premtes mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë dyshuan për tre persona të prekur me Covid 19.

Ata paraqsinin simptoma të ngjashmë me ato të koronavirusit të ri dhe kishin histori udhëtimi në vendet më përhapje të tij.

Mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” i dërguan në shërbimin Infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” dhe nisën dezinfektimin e pavioneve të ish sanatoriumit.

Në total numri i personave të testuar më koronavirus në vendin tonë ka shkuar në 23.

Ndërkohë më herët në mbledhjen e Task-Forcës ministrja e Shëndetësisë tregoi se 1.2 milion maska kirurgjikale shtesë kanë nisur të shpërndahen në qendra shëndetësore dhe spitale.

“Shqipëria nuk mund të jetë imune ndaj një rreziku evident siç është koronavirusi. Janë shpërndarë 1.3 milion maska dhe janë dhënë fondet e nevojshme”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë që pas shpalljes së emergjencës për koronavirusin 127 është kthyer në numrin më të kërkuar me rreth 7 mijë e 700 telefonata drejtuar Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjeksore.

326 persona janë klasifikuar më kodin e ri Korona dhe janë ndjekur sipas udhëzimeve përkatëse.

“Rezultojnë 326 persona që janë monitoruar që në fillim me kodin korona”, shprehet Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skëndër Brataj.

Ndërsa në shërbimin infektiv në QSUT që është dhe struktura e parë në dispozicion me konfirmimin e personave të prekur nga Covid 19 sipas shefes Najada Çomo janë shtuar dhomat e izolimit.

Ndërkohë që shtëpia e pushimit e Ministrisë së Mbrojtjes sipas kreut të Emergjencave Civile është në gatishmëri për tu kthyer në karantinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!