VIDEO/ 4 turistët rus humbën jetën në sauna, pamjet nga vendi i ngjarjes

schedule00:17 - 16 Tetor, 2021

schedule 00:17 - 16 Tetor, 2021

KAVAJË – 4 shtetas nga Rusia janë gjetur të asfiksuar në një dhomë saune në një hotel në Qerret të Kavajës.

Raportohet se viktimat janë Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

ABC ka siguruar edhe pamjet nga hotel “Gloria” ku vetëm pak kohë më parë u gjetën te vdekur 4 rusët.

Burime për ABC bëjnë me dije se 4 turistët kishin ardhur prej një javë në Shqipëri për pushime. Ata ishin pjesë e një grupi të madh turistësh rus. Kanë qenë pikërisht pjesa tjetër e grupit që kanë vërejtur mungesën e tyre dhe pas kërkimeve i kanë gjetur të vdekur në dhomën e saunas të hotelit ku ishin akomoduar.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po puno për të zbardhur të plota detajet e kësaj ngjarje të rëndë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!