VLORË– 3 vajza arritën të vidhnin në një argjendari një byzylyk shumë të shtrenjtë duke shpërqendruar shitësen.
Vlera e byzylykut me diamante ishte tejet e lartë, ndërsa vjedhja e tij u zbulua vetëm pas ikjes së tyre nga dyqani. Pas vjedhjes pronarët e dyqanit kërkuan ndihmë për të identifikuar 3 vajzat që flisnin italisht.
Qytetarët arritën që t’i identifikonin dhe 3 hajdutet u kapën duke ikur nga porti i Vlorës.
Policia i ka ndaluar menjëherë në terminal ndërsa pas marrjes në pyetje ato e kanë pranuar autorësinë e vjedhjes ndërsa kanë deklaruar se kanë mbërritur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës.
/abcnews.al