Pjesa e parë mes Levante-Sevilla u mbyll pa gola, ndërsa e dyta ka nisur me gol. 25 sekonda i kanë mjaftuar skuadrës së Lopeteguit për të gjetur golin e avantazhit në transfertë.
Luuk De Jong mori një asist nga El Haddadi dhe nuk pati probleme për të dërguar topin në rrjetë. Një gol i rëndësishëm për ekipin andaluzian, që vijon të renditet në vend të tretë në La Liga.
Arbitrit kryesor iu desh të kërkonte ndihmën e VAR, për të dalluar më mirë pozicionin e De Jong. Sulmuesi holandez (goli i gjashtë në kampionat) ishte në pozicion të rregullt dhe u konfirmua avantazhi i Sevillas. /abcnews.al