VIDEO/ 23-vjeçari qëllon me armë në sy të fëmijëve dhe grabit picerinë, ajo që i ndodh më pas nuk e kishte menduar

schedule09:38 - 17 Gusht, 2022

schedule 09:38 - 17 Gusht, 2022

NAPOLI – Zona e Napolit në Italia vijon të mos gjejë qetësi për sa i përket ngjarjeve kriminale. Së fundmi një piceri ka rënë pre e grabitjes me armë zjarri. Rreth orës 20:30 të së shtunës së 13 gushtit, një burrë i armatosur me armë hyri në një piceri të njohur në zonë dhe qëlloi me një plumb në tavan për të frikësuar pronarët dhe për t’i dorëzuar paratë. Gjithçka zgjati më pak se një minutë para syve të dhjetëra klientëve që në atë moment ndodheshin brenda në piceri bashkë me fëmijët e tyre.

Krimineli u përpoq të arratisej me një skuter me një bashkëpunëtor në timon që e priste para klubit. Por ai u bllokua nga punonjësit dhe disa klientë, të cilët pas një përleshje me të arritën ta çarmatosnin . Në vendngjarje kanë ndërhyrë policët. 23-vjeçari u vu në pranga ndërsa mbi të rëndojnë akuzat për vrasje të mbetur në tentativë , tentativë për grabitje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Është konfiskuar arma, një pistoletë kopje e kalibrit 9 Bruni.
/abcnews.al/