Java e pestë e kampionatit gjerman ka nisur me takimin Stuttgart-Koln. Vendasit kanë fituar dy takimet e fundit jashtë fushe dhe e kanë nisur shumë mirë sfidën e sotme.
Aksioni i parë sulmues dhe topi në rrjetë. 23 sekonda i kanë mjaftuar Stuttgartit të gjejë golin e avantazhit me anë të Orel Mangala.
22-vjeçari belg mori një asist nga Sasa Kalajdzic dhe goditi menjëherë drejt portës kundërshtare, duke shtangur portierin e Koln. Topi në rrjetë dhe 1-0 për Stuttgart. /abcnews.al