Jan Vertonghen, kur ishte 19 vjeç, shënoi një gol me fanellën e Ajax në një ndeshje kupe. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur, por mbrojtësi realizoi gabimisht dhe nga një distancë e largët atëherë kur nuk duhej.
Ishte një moment kur një prej lojtarë të Cambuur ishte dëmtuar dhe mbrojtësi donte t’ia jepte topin kundërshtarit, por e dërgoi atë drejt e në rrjetë. Gabimisht, si sot 15 vite më parë.
Gjithsesi Ajax e ktheu “nderin”, duke lejuar kundërshtarin të shënonte gol në aksionin e radhës dhe normalisht ngjarje të tilla nuk harrohen lehtë. /abcnews.al