VIDEO/ 12 metra e gjatë, kjo është gomonia e sekuestruar mëngjesin e sotëm në Vlorë

schedule15:22 - 16 Korrik, 2020

schedule 15:22 - 16 Korrik, 2020

Është sekuestruar gomonia e cila për të cilën disa orë rresht u angazhuan forca të shumta të policisë së shtetit, asaj të kufirit por edhe Guardia Di Finanza-s.

LEXO edhe: VIDEO/ Gomonia u gjet e braktisur, dhjetra forca policie kërkojnë skafistët në pyll

ABC News ka siguruar pamje nga momenti i sekuestrimit të saj ku shihen forcat policore që po e drejtojnë atë drejt portit.

Mësohet se gomonia është gjetur e braktisur në grykëderdhje të Vjosës.

Në brendësi të saj nuk është gjetur lëndë narkotike por policia dyshon se ajo mund të jetë hedhur në det.

Gomonia me tre motorë është rreth 12 metra e gjatë, karakteristika këto të mjeteve lundrues të fuqishëm, të gatshme për të përballuar rrugë të gjata.  /abcnews.al