VIDEO / 10 shqiptarë të bllokuar në Kakavijë të zhgënjyer nga kryeministri: Të ndërhyje Meta!

schedule11:00 - 9 Prill, 2020

schedule 11:00 - 9 Prill, 2020

Situata me emigrantët në kufirin shqiptaro –grek vazhdon të mos marrë zgjidhje nga autoritet shqiptare.

Prej  3 ditësh 10 shqiptarë janë të bllokuar në tokën neutrale mes kufirit shqiptaro-grek.

Jemi këtu në Kakavijë të bllokuar nga qeveria shqiptare. I bëjmë thirrje Edi Ramës të na japë një rrugëzgjidhje. I kërkojmë presidentit të na ndihmojë në këtë çështje”, kanë deklaruar ata.

Në kushtet e vështira edhe nga temperaturat e ulta gjatë natës, ata kanë ndezur zjarr.

Gazetari Orges Sako tha për abcnews.al se qytetarët i kanë bërë thirrje Kryeministrit të marrë masa, madje i kanë kërkuar edhe Presidentit të Republikës të reagojë për zgjidhjen e situatës.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme kanë kaluar 9 qytetarë shqiptarë, të cilët janë strehuar në hotel. Ata kanë njoftuar se nuk kanë mundësi të paguajnë hotelin gjithashtu janë shprehur se kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit edhe pse mbrëmjen e djeshme ata thanë se i kanë dërguar ushqime, por theksojnë se nuk e dinë se si do të vazhdojë kjo situatë.

Pamundësia ekonomike dhe mungesa e punës i ka bërë të kthehen në Shqipëri.

Të ardhurat  e tyre janë shumë të pakta dhe nuk kanë mundësi të paguajnë qiratë./abcnews.al

/abcnews.al