“Victoria nuk e la”, Eriksson: Ishte pranë Leicester, ju tregoj ç’më tha Beckham

schedule14:38 - 11 Korrik, 2021

schedule 14:38 - 11 Korrik, 2021

David Beckham mund të kishte kaluar te Leicester në Premier League, në vitin 2011. Kontrata me LA Galaxy po i shkonte drejt fundit dhe Sven Goran Eriksson ka zbuluar tratativat dhe pse gjithçka dështoi.

Trajneri suedez ishte atëherë trajner i “Dhelprave” dhe është rrëfyer së fundmi në radion suedeze “Summer in P1”.

“David dhe unë qëlluam në një mbrëmje gala futbolli në Londër. Duke e ditur që kontrata i mbaronte, i propozova ekipin tim. Në fillim dukej sikur ai do pranonte.

Të nesërmen Victoria hyri në zyrën time, më shikoi dhe plot zell më tha: ‘Sven, a je çmendur? Me të vërtetë mund të më imagjinoni në Leicester?’.

David më vonë më kërkoi falje dhe më shpjegoi se kur luajti në Spanjë, as Madridi nuk ishte mjaftueshëm elegant për të”, ka rrëfyer Eriksson. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!