Vëzhgimi: Liderët politik janë duke përfituar nga “koronavirusi” për të zgjeruar pushtetin e tyre

schedule09:22 - 10 Prill, 2020

schedule 09:22 - 10 Prill, 2020

Pandemia e Covid-19 ka vënë në provë demokracitë në shumë vende të prekura. Disa prej qeverive kanë miratuar rregulla të ashpra, dhe ligje që i japin fuqi absolute një kampi politik duke u hequr çdo liri qytetarëve.

Argumenti i përdorur është kontrolli i pandemisë, megjithatë ka ekzistojnë rreziqe të tjera.

Zëri i Amerikës ka paraqitur një video ku jep detaje mbi mënyrën sesi një pjesë e shteteve po dhunojnë demokracinë në emër të koronavirusit.

“Në disa vende, liderët autokratë janë duke përfituar nga mundësia për të zgjeruar pushtetin e tyre duke kufizuar lirinë e shtypit dhe të tjera të drejta civile që janë shtyllat e demokracisë. Në këto kushte VOA po shikon vendet ku pandemia e COVID-19 mund të sinjalizonte fillimin e një sëmundje më të madhe; një kthim në autoritarizëm pas shekujsh progres drejt një demokracie liberale botërore”, thuhet në këtë video.

“Përveçse në kohë lufte, masat që po merren tani në vendet perëndimore janë të pashembullta. Urdhrat për izolim të detyrueshëm dhe kufizimet në liritë civile të individit dhe në aktivitetin ekonomik janë një grusht i rëndë mbi liritë e individit“, shkruan VOA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!