Vëzhgim, çfarë ndodh në autostradën Elbasan-Tiranë?

schedule15:09 - 5 Janar, 2018

schedule 15:09 - 5 Janar, 2018

Ka një muaj që në autostradën Elbasan -Tiranë para tunelit rrëshkitja e një shkëmbi e ka kthyer rrugën në rrezik për udhëtarët. Ndërkohë gurët vazhdojnë të bien. ABC News shkoi për të vëzhguar nga afër situatën në këtë segment kryesor.

Rreziku është aty. Shkëmbinj të rënde dhe gurë që vazhdojnë të bien.

Para tunelit të Kërrabës në pjesën e Elbasanit ka patur shkarje të tjera të tokës.

Inxhinierët e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar thonë se në këtë vend do të ketë rrëshqitje të shumta.

Ky është një rrezik serioz për jetën e qytetarëve. Ekspertët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme

Lëvizja në aksin Elbasan – Tiranë vazhdon të kryhet nëpërmjet një by pass-i duke e shndërruar njërën korsi të autostradës me dy kalime.

Rruga Elbasan-Tiranë ishte parashikuar të përfundonte në Dhjetor të vitit 2017. Por peripecitë gjatë procesit e  kanë stërzgjatur jo vetëm afatin kohor të saj, por edhe faturën financiare.

Me problematikën e re, ende nuk ka një garanci nëse ajo do të përfundojë gjatë vitit 2018./abcnews.al

Gazetar i ABC News, Elbasan: Fatos Salliu

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!