Në Fier prej shumë vitesh ekziston një shesh ku grumbullohen të papunët. ABC News bëri një vëzhgim dhe foli me punëkërkuesit, të cilët në shumicën e ditëve nuk arrijnë të gjejnë një punë.
Bëjnë kilometra të tëra për të ardhur tek ky shesh. Çdo ditë e njëjta histori. Janë kryefamiljarë nga Berati, Skrapari, Mallakastra e fshatrat rreth Fierit.
Presin që dikush t’i marrë në punë. Disa nga ata jo mirë fizikisht, por mospasja i detyron t’i nënshtrohen këtij rituali zhgënjyes.
“Kam dalë shumë herë këtu dhe këtu nuk ka punë fare, se ku do vemë Perëndia merr vesh”
Përherë i shikon këtu. Por jo çdo rast gjejnë punë. Pjesa më e madhe e tyre kthehen në shtëpi pa asnjë lek.
“Një ditë punë 20 ditë pa punë. Iki në darkë në shtëpi pa lek”.
Janë dhe të tjerët që nuk duan t’i shohë kush. Kanë turp nga varfëria. Qëndrojnë në cep të trotuarit dhe presin. Shpresojnë t’ua blejnë lirë krahun e tyre. Kjo do t’i bente të shkonin të paktën duke qeshur tek fëmijët.
Një muaj sa fiton nga kjo punë?
“S’kam punuar fare”
Të shumtët vijnë nga në fshatrat e veriut. Mendojnë se në Myzeqe ka punë dhe jeta bëhet më e mirë. Por realieti është ndryshe.
“Fare nuk dalin, nuk del hesapi”.
Në këtë shesh për më shumë se 25 vjet, numri i tyre është gjithnje në rritje. Çdo ditë kërkojnë punë. /abcnews.al