Vezë të gatuar dhe një sallatë për çdo vakt, zbulohen dobësitë e Mbretit Charles në ushqim

schedule14:44 - 23 Shtator, 2022

schedule 14:44 - 23 Shtator, 2022

Në moshën 73-vjeçare, shumica e njerëzve mezi presin ose tashmë e shijojnë pensionin, por për Charles është hapur një kapitull i ri në jetën e tij, ai i mbretërimit të tij.

Djali i madh i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II do të duhet të tregojë pak më shumë kujdes dhe të hajë ushqime ushqyese për të mbajtur energjinë e tij për të ardhmen e parashikueshme.

Zbuluam menunë e Mbretit Charles, ushqimet e tij të preferuara por edhe ato që ai i përjashton nga përditshmëria e tij.

Çfarë ha mbreti Charles III për mëngjes?

Mbreti Charles dhe gruaja e tij Camilla rritin pulat e tyre në shtëpinë e tyre familjare në Gloucestershire, Highgrove House, kështu që nuk është çudi që vezët e freskëta janë në menunë e përditshme të çiftit mbretëror dhe ka shumë të ngjarë që ata t’i konsumojnë ato në mëngjes.

Në faqen zyrtare në Instagram të Mbretit dhe Camilla, në Clarence House, është postuar një recetë e preferuar e mëngjesit të Mbretit Charles, e cila nuk është tjetër veçse vezë me djathë të shkrirë. Libri i gazetares Tina Brown ‘The Palace Papers’ zbuloi gjithashtu obsesionin e mbretit me arrat dhe farat e superushqimit me të cilat ai e nis ditën.

Çfarë ha mbreti Charles III për drekë?

Siç dihet, djali i Mbretëreshës nuk ha drekë. Sipas ish-korrespondentit mbretëror Gordon Rayner, monarku i ri beson se dreka është një “luks” që e nxjerr atë nga orari i tij i ngjeshur i punës.

Ushqimet që i ka përjashtuar dhe kufizuar

Charles dhe Camilla dihet se i duan frutat dhe perimet duke përdorur produkte të freskëta, shumica e të cilave prodhohen në pronën e tyre. Ai ka përjashtuar mishin nga dieta e tij dhe ka kufizuar edhe produktet e qumështit. “Kam vite që nuk ha mish ndërsa dy ditë në javë kujdesem të ha peshk. Gjithashtu synoj të mos ha produkte të qumështit për një ditë në javë”, ka thënë më parë Charles. Gjithashtu nuk ha fare çokollatë, nuk i pëlqen kafeja dhe hudhra.

Ai madje kërkon që çdo vakt të shoqërohet me një vezë të gatuar për 2 deri në 3 minuta dhe një sallatë.

Çfarë pi Mbreti Charles III?

Charles i pëlqen vetëm çaji jeshil i bërë nga gjethet e buta të çajit dhe arrin 70 gradë, ndërsa çaji Earl Grey duhet të jetë i nxehtë në 100 gradë./abcnews.al