Ekspertja për sigurinë e produkteve bujqësore, Ana Vuksani thotë se AKU duhet të certifikojë ushqimet, teksa e cilëson të paqartë deklaratën, lidhur me helmimin e fëmijëve në një kopësht në Gramsh.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Vuksani u shpreh se veza nuk është kontaminuar me salmonelë në kopësht dhe se duhet të largohej menjëherë nga tregu.
Sipas Vuksanit, ka munguar transparenca nga AKU për këë rast.
“Unë sot kam lexuar që 5 mostrat e marrë nga vezët, kanë dalë me salmonelë. Në rast se është kështu, ne si qytetart nuk kemi informacion të saktë për helmimin e këtyre fëmijëve. Nëse ka ardhur si rezultat i ushqimit me vezë, këtu ka disa pikëpyetje. Këto vezët, nga kanë ardhur. Dimë emrin e kompanisë nga është furnizuar, por ku është furnizuar? Ne nuk e dimë, ky lot, që janë këto vezë, çfarë sasie ka? Ne si konsumatorë, AKU këtë informacion duhet të na jepte së pari. Kush i ka sjellë vezët, nga kanë ardhur. Problemet lindin aty ku fëmijët apo target grupet e caktuara, i furnizon shteti. Këta kanë analizuar ushqimin, apo vezët? Në komunikimin zyrtar, thotë nga veza. Ne akoma nuk dimë gjurmimin. Mund ta ketë pasur dikush që ka shkëmbyer, ka gatuar ushqimin, nëpërmjet prekjes, apo e ka pasur produkti vezë. Deklarata është e paqartë. Na cënon jetën tonë, më heq të drejtën si qytetar që të zgjedh produktin që do blej në treg”, theksoi ajo./abcnews.al