Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Kalaja e Porto Palermos. Rama shprehet se kjo kala është një perlë jo vetëm për nga historia, por edhe nga pamje që ofron, ndërsa bën thirrje që çdo vizitor ta zbulojë nga afër.
“MIRËMËNGJES dhe nga Kalaja e Porto Palermos, një perlë e historisë mes detit kristal, që fton çdo vizitor ta zbulojë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama bashkëngjitur, videos së publikuar.