Kandidimi për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor çoi sot gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Alma Brati përballë trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi ajo figuron në listën prioritare të Vettingut.
Trupë gjyqësore përbëhej nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo. Sipas relatores, gjyqtarja Brati ka bërë deklarim të rregullt të pasurisë. KPK ka kryer hetim të thelluar për gjyqtaren Brati dhe mësohet se në vitin 2017 ka deklaruar apartament me sipërfaqe 100.1 metër katror në Tiranë të blerë në vlerën e 80 mije eurove.
Sipas gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, këtë pronë ajo e ka blerë për 50 mijë euro, të cilat i ka marrë kredi që e ka shlyer pasi i ka dhënë tezja një hua prej 25 mije eurosh, ndërsa pjesën tjetër e ka paguar nga kursimet e pagave të saj dhe para të dhëna nga e ëma. Gjyqtarja Alma Brati rezulton se ka blerë një shtëpi banimi edhe në Durrës në 2002, si dhe një autoveturë.
Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është konstatuar pasaktësi dhe mospërputhje në deklarata ndër vite. Ndërkohë që janë analizuar edhe 5 denoncime të bërë ndaj kësaj gjyqtareje. Ndërkohë edhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuarka kryer kontrollin e figurës dhe subjekti sipas kësaj drejtorie nuk ka kontakte me personat e përfshirë në krimin e organizuar. Gjyqtarja Alma Brati kërkoi rikonfirmimin në detyrë dhe vendimi për të pritet të jepet nesër nga KPK-ja në orën 10:30./abcnews.al