Vettingu në polici vijon të shtyhet, dorëhiqen një anëtar i komisionit e 3 të sekretariatit

schedule15:20 - 1 Tetor, 2019

schedule 15:20 - 1 Tetor, 2019

Vetingu në polici po përballet me vështirësi të shumta jo vetëm nga refuzimi i institucione kushtetuese për dhënien të informacioneve për drejtuesit e Policisë por edhe me dorëheqjen e stafit teknik. Një anëtar i Komisionit të Jashtëm të Vlerësim dhe 3 të tjerë të sekretariatit teknik kanë kërkuar të largohen për shkak të numrit të lartë të dosjeve.

Lëvizjet e shumta që kanë ndodhur në nivele drejtuesish në Policisë e Shtetit dhe në Gardën e Republikës, kanë vënë në vështirësi procesin e Vettingut në radhët e uniformave blu.

Kjo është njëra anë. Ana tjetër është se, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit po përballet kohët e fundit me disa dorëheqje. Konkretiesht 1 Anëtër i Komisionit të Jashtëm dhe 3 të tjerë të Sekretariatit Teknik kanë kërkuar të largohen për shak të nurmit të lartë të dosjeve që duhet të shqyrtojnë. Këtë fakt e bëri të ditur pak kohë më parë kreu i Komisionit të Jashtam të Vlerësimit Ana Kapaj, ku gjatë nën.komisionit të Sigurisë, kërkoi dyfishim të stafi të saj, –siç u veprua me procesin e Vettingut në Drejtësi.

Përveç mungesës së burimeve njerëzore dhe dorëheqjeve që kanë paraqitur persononeli mbështetës,  Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, po përballet edhe me refuzimet e vazhdueshme të dy isntitucionet e Kushtetuese si, SHISH dhe Prokuroria e Përgjithshme. Nga verifikimet e nënkomisionit të Sigurisë ka rezultuar se, dokumentacioni nuk është dorëzuar në kohë për punonjësit e policisë, siç e parashikon ligji, brenda 15 ditëve. Edhe Qendra Kombëtare e Biznesit, nuk ka respketuar afatet e kohore për të dorëzuar informacionet për 45 dosjet e para për gradën më të lartë në Policinë e Shtetit.

Vettingu në polici ende nuk ka një datë nisje, ndërsa është përcaktuar si afat përmbyllës për 250 dosjet me gradën drejtuese, një vit pasi të këtë filluar Procesi. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!