Vettingu në polici/ Mbi 95 % e punonjësve dorëzuan formularët

schedule13:59 - 7 Maj, 2018

schedule 13:59 - 7 Maj, 2018

Për të gjithë ata punonjës policie që nuk i kanë dorëzuar formularët për vettingun, sot është afati i fundit. Zëvendësministri i Brendshëm Juljan Hodaj deklaroi për ABC News, se vettingu tek uniformat blu, nuk është proces pastrimi, por është nga hapat për të kthyer besimin e publikut.

Mbi 95 për qind e punonjësve të policisë kanë dorëzuar formulët e vetëdeklarimit për procesin e Vettingut në radhët e uniformave blu.

Në një intervistë për ABC News, zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj shprehet se, kjo shifër edhe mund të rritet pasi afati zyrtarë mbyllet këtë të hënë në orën 24:00.

Julian Hodaj, Zv/Ministër i Brendshëm: “Mund të themi mbi 95 %, por mund ta theksoja pasi shumica dërrmuese e kanë dorëzuar formularin, janë regjistruar. Për të pasur shifra më të sakta duhet të presim nesër”.

Nurmi dy i ministrisë së Brendshme theksoi se, qarqet e Berat dhe Korcës kanë disa ditë që i kanë dorëzuar të gjithë formularët e vetëdeklarimit.

Julian Hodaj, Zv/Ministër i Brendshëm: “Ishte planifikuar që të rrinin hapur edhe të shtunën e të dielën, por në shumë qarqe rezultoi e panevojshme, pasi procesi rezultoi me sukses,  ishte e mbyllur që të shtunën. Qarqet që e kanë mbaruar procesin janë Korça, Berati, e qarqe të tjera. Tirana është në përfundim e sipër”.

Vetting-u në polici nuk është proces pastrimi por, një nga mënyrat për të kthyer besimin e publikut tek punonjësi i rendit.

Julian Hodaj, Zv/Ministër i Brendshëm: “Ky është një proces që e kemi thënë që do të bazohet Policia e Shtetit për të ngritur institucionin e vet. Nuk është thjesht një proces pastrimi, i cili është një mjet që i shërben shëndoshjes”

Ndërkohë vijon të jetë e hapur procesi për 15 anëtarët e Komisionit të Jashtë, të cilët do të kalojnë në site 300 efektivët me gradë më të lartë policorë. Ky afat mbyllet më date 12 maj. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!