Vettingu në polici/ 44 punonjës në Tiranë nuk dorëzuan formularin

schedule15:51 - 8 Maj, 2018

schedule 15:51 - 8 Maj, 2018

Një ditë pas përfundimit të afatit për dorëzimin e formularëve të Vettingut në Policinë e Shtetit, drejtoritë rajonale ende nuk kanë bërë bilancin paraprak.

I vetmi qark që ka arritur të përpunojë të dhënat në kohë, është drejtoria vendore e Policisë së Tiranës.

Nga 2300 efektivë në kryeqytet, vetëm 2256 kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit, ndërsa 44 prej tyre kanë dhënë dorëheqje.

Efektivët e policisë kanë deklaruar në formular të ardhurat vit pas viti dhe çdo pasuri që disponojnë. Vettingu në Policinë e Shtetit, njësoj si ai në drejtësi, shihet si një premisë e cila do identifikojë punonjësit me integritet profesional dhe të pa implikuar me krimin e organizuar.

Kush nuk justifikon pasuritë përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa çështja më pas iu kalon institucioneve ligjzbatuese. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!