Vettingu në drejtësi, Sadushi: Magjistratura gati për 75 studentë

schedule21:45 - 4 Shkurt, 2019

schedule 21:45 - 4 Shkurt, 2019

Nevoja për të përmbushur boshllëkun e krijuar në sistemin e drejtësisë për shkak të procesit të vettingut e çoi në 75 kuotën e pranimit për këtë vit akademik në Shkollën e Magjistraturës. Me gjithë numrin e pazakontë, drejtori i saj, Sokol Sadushi, tha për “ABC News” se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për përgatitej e kandidatëe për gjyqtarë, prokurorë e ndihmës ligjorë.

Shkolla e Magjistraturës, institucioni ku formësohen prokurorët dhe gjyqtarët, pret këtë vit 75 studentë, fakt që sipas drejtorit të saj Sokol Sadushi e vë institucionin në një moment historik.

“Nga dy këshillat e krijuara janë përcaktuar numri i vendve vakantë që do pranojmë në provimin e prillit, 50 magjistratë, 25 gjyqtarë, 25 prokurorë dhe 25 ndihmës ligjorë dhe këshilltarë”.

Ne këtë mënyrë shkolla shkon në trefishimin e kapacitetit të saj, me qëllim kryesor zëvendësimin e boshllëkut të krijuar nga largimi i prokurorëve dhe gjqtarëve prej procesit të vettingut. Por a i ka Magjistratura kapacitetet infrastrukturore dhe akademike, për të pritur këtë numër të pazakontë studentësh?

“Ne ishim gati që vjet, nëse Kuvendi do kishte miratuar ligjin që shkolla në tetor të 2018-ës të merrte 50 kandidatë. Kemi një vit që përgatitemi për ndryshimin e kurrikulave, shtimin e stafit pedagogjik, për të përballuar këtë fluks. Jemi në përgatitje të një godine të re të shkollë së magjistraturës por kjo është zgjidhje afatgjatë, e cila këkron 3-4 vite ndërkohë që zgjishja urgjente është krijimi i hapësirave të nevojshme që shkolla të ushtrojë veprimtarinë e saj”.

Prej datës 1 shkurt Magjistratura u ka dhënë 1 muaj kohë të gjithë aspirantëve për gjyqtarë, prokurorë apo ndihmës ligjorë.

“Shpresoj të jetë një listë cilësore se vetë standardi i shkollës është i tillë dhe të arrijë numrin maksimal të planifikuar në 75. Shkolla e ka të pamundur të mbushë sistemin në mënyrë të menjëhersme, se do shkojë në kurriz të cilësisë”.

Procesi i vettingut ka prekur edhe vetë Shkollën e Magjistraturës, për shkak se disa nga të shkarkuarit kanë qenë pjesë e pedagogëve të jashtëm të saj. Por sipas Sadushit, vettingu nuk mund të bllokojë shkollën.

“Në një lëndë që janë 4-5 pedagogë, largimi i njërit nuk krijon problematikë për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Shkolla është e përgatitur dhe për ndërhyrje të mëtejshme të vetingut  dhe ka marrë masat që shkolla mos të bllokohet, se shkolla i ka kapacitetet me pedagogë të jashtëm për të përballuar edhe rastet që vijnë nga procesi i vetingut”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!