Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, do të përballet javën e adhshme me një trupe gjykuese për t’iu nënshtruar vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka caktuar datën 3 korrik për zhvillimin e seancës dëgjimore për kryueprokuroren Marku. Sipas njoftimit të KPK, trupa gjykuese që do të kalojë në kontroll pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale të Markut do të përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu. Arta Marku u zgjodh si kryeprokurore në 18 dhjetor 2017, pas përfundimit të mandatit të ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla. /abcnews.al
Vettingu, në 3 korrik Arta Marku del para KPK
schedule16:05 - 26 Qershor, 2018
schedule 16:05 - 26 Qershor, 2018