Vettingu, kushtetuesja rrëzon gjyqtarët

schedule16:12 - 30 Tetor, 2017

schedule 16:12 - 30 Tetor, 2017

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e gjyqtarëve të Shqipërisë kundër ligjit të Vettingut dhe dy ligjeve të tjerë të reformës në Drejtësi. Verdikti mbi padinë e depozituar nga Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Gjyqtarëve të Shqipërisë kundër tre ligjeve kryesore të Reformës në Drejtësi u shpall këtë të hënë. Gjyqtarët iu drejtuan Kushtetueses në qershor 2017. Ata kundështonin 25 nene në total të ligjit të Vettingut, të statusit të gjyqtarëve dhe të organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Gjyqtarët prenteduan se këto dispozita binin ndesh me Kushtetuten dhe me parimet e sigurisë juridike, balancimit të pushteteve dhe barazisë para ligjit.