Vettingu/ KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Tiranës Alma Brati

schedule11:17 - 5 Korrik, 2018

schedule 11:17 - 5 Korrik, 2018

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Alma Brati, rikonfirmohet në detyrë nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit. Ajo u vetua me përparësi për shkak të kandidimit në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sipas relacionit të prezantuar dje nga KPK-ja, Alma Brati nuk kishte probleme në asnjë nga tre shtyllat ku bazohet verifikimi kalimtar i gjyqtarëve e prokurorëve.

Bazuar në deklarimet e saj në ILDKPIK-se dhe hetimi i thelluar i KPK-se rezultonte se Brati ishte pronare e një apartamenti 100 m2 në Tiranë, i blerë me 50 mijë euro kredi, 25 mijë euro hua nga tezja dhe kursime familjare. Ajo është bashkëpronare më bashkëshortin dhe prindërit e tij e një shtëpie në Durrës, blerë në vitin 2002 në vlerë 1.9 milionë lekë. Po ashtu ka në pronësi dhe një autoveturë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!