Vettingu, Jangulli me “njollë” në të tre kriteret

schedule15:36 - 3 Tetor, 2018

schedule 15:36 - 3 Tetor, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi seancën dëgjimore për dy gjyqtarë anëtarë të Këshillit të Emërimee në Drejtësi. Ahmet Jangulli, gjyqtar i Administratives Shkodër, rezultoi problematik në të tre kriteret e rilerësimit. Gjyqtari i Apelit Korçë, Sotiraq Lubonja, pati problem vetëm me pasurinë.

Në një sallë në ambientet e shtëpisë së tij, në ish-godinën e Lidhjes së Shkrimtarëve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të mërkurën seanca dëgjimore për dy gjyqtarë. I pari që doli para treshes së përbërë nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari ishte Ahmet Jangulli, gjyqtar i Gjykatës Administrative Shkodër.

Procesi i rivlerësimit të tij u bazua në të tre kriteret, pasuri, figurë dhe aftësi profesionale. Në të tre këto filtra, gjyqtari paraqitej problematik. ILDKP informonte KPK-në për pasuri të fshehura dhe mosdeklarim pasurie nga Jangulli.

Hetimi i thelluar i KPK-së evidentonte se ai nuk justifikonte një autoveturë, që pretendonte se e kishte shkembyer me një tjetër më të re, por pa shtuar vlerë monetare. Po sipas KPK, gjyqtari Jangulli nuk justifikonte të ardhurat për një huadhënie prej 12 milionë lekësh në total tek tre persona pa interes. Jangulli kishte probleme edhe me figurën.

Sipas një raporti të DSIK, ai ishte i papërshtatshëm, pasi dyshohej se në bashkëpunim me një prokuror kanë favorizuar tre të pandehur kundrejt mitmarrjes, duke u lehtësuar atyre akuzën.

Një sërë problemesh për gjyqtarin u listuan edhe sa i përket aftësive profesionale, si zvarritje në gjykime, paqartësi proceduriale dhe probleme në arsyeimin e vendimeve.

Vetë gjyqtari kundështoi gjetjet e KPK-së. Ai tha se Komisioni nuk kishte llogaritur saktë të ardhurat e bashkëshortes së tij dhe mohoi edhe gjetjet e tjera.

Në mesditë para të njëjtës trupë doli gjyqtari i Apelit Korçë, Sotiraq Lubonja. Gjyqtari rezultoi i pastër sa i përket figurës dhe aftësive profesionale. Por KPK cilësoi të pajustifikuar vlerën e ndërtimit të një banesës së tij 2-katëshe në qytetin e Korçës dhe shfaqi rezerva për një dhuratë 4 milionë lekë nga nëna e tij, si edhe disa dhurata monetare të bëra nga vjehrri dhe vjehrra tek dy djemtë e tij.

Lubonja sqaroi se paratë e dhëna nga nëna ishin kursimet e gjithë familjes. Për shumat e dhuruara nga vjehrri, gjyqtari tha se prej vitesh ata jetojnë në SHBA dhe se pensionet e tyre në Shqipëri ua kanë dhuruar nipërve. Por kërkesa e tij për konfirmim në detyrë nuk u prit mirë nga dy denoncues, që ndoqën seancën.

Vendimi përfundimtar për Jangullin dhe Lubonjën do të shpallen në 5 dhe 8 Tetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!