Vettingu, Fatmir Hoxha do të dalë para KPK-s më 7 Maj

schedule12:36 - 2 Maj, 2018

schedule 12:36 - 2 Maj, 2018

Një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuese do të dalë në seancë dëgjimore të KPK-s të hënën paradite. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të dëgjojë në datë 7 Maj gjyqtarin Fatmir Hoxha dhe do të paraqesë gjetjet pas procesit të Vettingut për këtë subjekt të rivlerësimit kalimtar.

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin Fatmir Hoxha do të përbehet nga treshja Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj.

Nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që janë marrë në shqyrtim deri tani nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka kaluar Vetingun vetëm gjyqtarja Vitore Tusha, ndërsa Altina Xhoxhaj është në pritje të vendimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!