VETTING- Vikama e nëntokës

schedule20:15 - 3 Nëntor, 2020

schedule 20:15 - 3 Nëntor, 2020

Nëntoka e Bulqizës, prej nga burojnë miliona euro që kanë destinacione të ndryshme por shumë pak prej tyre mbërrijnë në familjet e minatorëve… ata punojnë në kushte skllavërie, të pambrojtur me status, të mashtruar nga qeveritë që shkojnë e vijnë… ndërsa në Bulqizë nuk ndryshon asgjë. Varfëri, aksidente në galeri, frikë…

…Nuk është e zakonshme përshëndetja e përditshme e një minatori me familjen, kur niset për në punë. I përqafojnë fëmijët si të jetë dita e fundit e jetës. Sepse në Bulqizë, vdekja e një minatori në galeri është ngjarje e përsëritu.

LEXO EDHE: Frikë në Bulqizë, minatorët heshtin kur pyetën për kushtet në galeri

Të punosh në minierë, do të thotë që çdo ditë të dalësh nga shtëpia me qefin”, thotë një minator.

Për më tepër ndiqni emisionin e plotë VETTING në ABC nga gazetarja Luljeta Progni: