Frikë në Bulqizë, minatorët heshtin kur pyetën për kushtet në galeri

schedule20:22 - 3 Nëntor, 2020

schedule 20:22 - 3 Nëntor, 2020

Emisioni “Vetting” nis sezonin e tij të dytë në ABC. Në fokus të tij do jenë çështjet e aktualitetit, politikës si dhe probleme sociale të cilat bashkëjetojnë me shqiptarët prej 30 vitesh. Në emisionin e parë këtë sezon do sjellim situatën e vështirë minatorëve të Bulqizës duke marrë shkas dhe nga ngjarja e fundit tragjike në galeri, ku humbën jetën 3 persona.

Lexo edhe: VETTING- Vikama e nëntokës

Ekipi i ABC ishte disa ditë në Bulqizë ku shpesh u përball me heshtjen e minatorëve për të folur përballë kamerave për atë çfarë ndodh në nëntokën e këtij qyteti. Shumica prej tyre kanë frikë se i largojnë nga puna, ndërsa të tjerë kanë frikë se familjarë të tyre mund të pushohen.

“Më pyetët për viktimat dhe ju tregova për viktimat, mos futemi më thellë” thotë Shaban Hoti minator në pension.

Ne folëm me dy ish-minatroë të cilët ishin pushuar nga Beqir Duriçin dhe Behar Gjimin për shkak se ata u organizuan në një sindikatë. Sipas tyre kjo solli largimin nga puna. Ndërsa gjendja e tyre ekonomike prej një viti është e vështirë. Duriçi na thotë se këto kohë ai ka jetuar me pensionin e prindërve. Behar Gjimi na tregon se gjatë këtij viti ka punuar vetëm një muaj në Greqi. /abcnews.al