“Vetting” për kandidatët e PS? Rama: Ka gjëra brenda partisë ku s’jam shumicë. Kam një thirrje nga Shkodra për të kandiduar si deputet, por…

schedule14:09 - 30 Dhjetor, 2024

schedule 14:09 - 30 Dhjetor, 2024

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, iu përgjigj edhe pyetjes në lidhje për një “vetting” të mundshëm për kandidatët e PS për zgjedhjet e ardhshme. Kreu i qeverisë tha se “ka shumë gjëra që diskutohen brenda partisë, për të cilat nuk është shumicë dhe nuk gjen mbështetje”.

Sa i përket pyetjes se ku do të kandidojë për deputet, Rama tha se ka marrë thirrje edhe nga Shkodra.

“Ideja që kam pasur atëherë, e kam akoma por s’ka gjetur mbështetje sepse e kam thënë. Ju mendoni se çdo gjë që mendoj, bëhet pa rezistencë. Në fakt ka shumë gjëra që diskutojmë brenda, dhe në një pjesë e tyre, nuk jam shumicë dhe në raste vetëm fare kështu që tërhiqem. Ideja ka qenë që të zgjeronim kohën e përgatitjes së listave dhe t’i jepej mundësia partive që të çonim për verifikim emrat e mundshëm. Natyrisht me aprovimin e tyre. Sepse është e padrejtë …por natyrisht kërkon kohë më të gjatë. Mbase ata që e kanë kundërshtuar këtë edhe brenda nesh, kanë argumentet e arsyeshëm por përndryshe risku është gjithmonë se përtej përpjekjeve që mund të bësh, si rasti i kandidatit për kryetar bashkie në Shkodër. Nuk është person që mund ta lidhësh me fjalën krim, por 20 vjeç ishte kapur me një sasi marihuanë që në atë kohë ishte ilegale në Itali. Dikush një Nesti tjetër e kishte ditur, çuar dhe do të ketë diku në kodin tonë gjenetik një N që na ndjek që nga koha e Turqisë. Jam deputet i gjithë Shqipërisë në një kuptim. Kush zgjedh PS, zgjedh emrin tim. Në Vlorë dhe Durrës është shtuar thirrja e gjakut, kam edhe një thirrje nga Shkodra, por nuk e di.“, u shpreh Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!