VETTING/ Hetimi i SPAK për rindërtimin, Ahmetaj: S’e di, për mua jo, unë jam ministri që bëj politikat

schedule22:14 - 24 Nëntor, 2020

schedule 22:14 - 24 Nëntor, 2020

Për procesin e rindërtimit, opozita ka paraqitur padi në SPAK prokurorinë e posaçme, ku pretendohen abuzime nga qeveria. SPAK konfirmon se hetimi është në proces, ndërsa ministri Ahmetaj thotë se nuk ka dijeni për këtë hetim.

Lexo edhe: Banorët: Dimrin e kaluam për faqe të zezë! Ahmetaj: Në 2022 i mbyllim të gjitha shtëpitë

Jo, nuk kam informacion, po besoj që institucionet merren me ankesat, akuzat, paditë e kujtdo, nuk kam dijeni fare për ndonjë akuzë në SPAK për rindërtimin për askënd, për mua jo e jo, se unë jam ministri që bëj politikat e rindërtimit, monitoroj, por as për fondin shqiptar të zhvillimit, as për bashkinë e Tiranë, as Institutin e Ndërtimit, as për ndonjë bashki në territor. Po, këtu jemi” tha ai në emisionin VETTING në “ABC”.

Lexo edhe: Mbi rrënojat e tërmetit, thirrja dëshpëruese për Ramën: O na vrisni ose na jepni zgjidhje

Mbrëmjen e sotme emisioni “VETTING” solli atë që po ndodh një vit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Premtimi se do të strehoheshin në banesa të reja të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti dhe çfarë ndodh në terren. Mbijetesa e mijëra familjeve nëpër çadra e kontenierë, ndërsa rindërtimi është në proces./ db/Abcnews.al