Vetmia dhe përdorimi i teknologjisë, si e rriti pandemia numrin e fëmijëve që vuajnë nga depresioni

schedule15:11 - 9 Gusht, 2021

schedule 15:11 - 9 Gusht, 2021

Ndërsa nxënësit dhe studentët do të rikthehen në shkolla në  javët e ardhshme, fokusi do të jetë  shëndeti i tyre mendor. Pandemia ka shkaktuar shumë probleme, por duhet të rikthehemi pas në kohë më saktë në vitin 2012 për të gjetur shkakun, shkruan Kathimerini

Nëntë vite më parë, niveli i depresionit të adoleshentëve, vetmisë, tentativës për vetëvrasje dhe vetëvrasjes shënuan rritje. Deri në vitin 2019, pak para pandemisë, nivelet e depresionit të adoleshentëve  u dyfishuan.

Ekonomia amerikane po përmirësohej vazhdimisht, kështu që problemet financiare të recesionit të vitit 2008 nuk ishin shkaku i depresionit. Dhe disa psikologë arritën në përfundimin se shkaku ishin:  celularët inteligjentë dhe mediat sociale.

Jean zbuloi se 2012 ishte viti i parë që shumica e amerikanëve kishin një smartphone dhe deri në 2015 dy të tretat e adoleshentëve kishin një të tillë. Kjo ishte gjithashtu periudha kur adoleshentët filluan të përdornin mediat sociale. Jonathan tha se platformat kryesore të mediave sociale ndryshuan rrënjësisht nga 2009 në 2012, ndërsa shkroi një raport me teknologun Tobias Rose-Stockwell.

Në vitin 2009, Facebook shtoi butonin “like”, Twitter shtoi repost. Disa ekspertë kanë deklaruar se celularët inteligjentë dhe rrjetet sociale po dëmtojnë adoleshentët, ndërsa të tjerët i kanë hedhur poshtë këto shqetësime duke i cilësuar thjesht panik.

Kjo është një pyetje e vështirë sepse nuk ka asnjë kërkim global mbi të dhënat e shëndetit mendor të adoleshentëve nga viti 2012 e deri më sot. Megjithatë, Programi Ndërkombëtar i Vlerësimit të Studentëve (PISA) ka kryer anketime për 15 vite në dhjetëra vende që nga viti 2000, raporton abcnews.al

Në të gjitha vendet, përveç dy vendeve, sondazhi përfshiu gjashtë pyetje në lidhje me vetminë në shkollë. Vetmia sigurisht që nuk është e njëjtë me depresionin, por të dy problemet lidhen me njëra-tjetrën.

Në një studim të botuar në The Journal of Adolescence në 36  vende nga 37  numri i personave të vetmuar është rritur që nga viti 2012. Ne i grupuam vendet në katër rajone gjeografike dhe kulturore dhe zbuluam të njëjtin model në të gjitha ato.

Midis viteve 2000 dhe 2012, me më pak se 18%  raportuan nivele të larta të vetmisë. Por në gjashtë vite që nga viti 2012, normat janë rritur në mënyrë dramatike. Ato pothuajse u dyfishuan në Europë, Amerikën Latine dhe vendet anglishtfolëse dhe u rritën me rreth 50% në Azinë Lindore.

Kjo rritje e sinkronizuar globale sugjeron një kauzë universale dhe është në përputhje me teorinë tonë. Për të konfirmuar këtë, ne kërkuam të dhëna për shumë tendenca globale që mund të kenë ndikuar në vetminë e adoleshentëve, të tilla si familja, ndryshimet në PBB, rritja e pabarazisë në të ardhura, rritja e papunësisë dhe qasja në celularët inteligjentë dhe orët e tejzgjatura të përdorimit të internetit.

Qasja në celularët inteligjentë dhe përdorimi i rrjeteve sociale ka ndikuar në vetminë e adoleshentëve. Ne nuk mund të kthehemi pas në kohë në epokën para celularëve inteligjentë, as nuk do ta donim, duke pasur parasysh përparësitë e tyre.

Por ne mund të ndërmarrim disa hapa për të ndihmuar adoleshentët. Një hap i rëndësishëm është që fëmijët apo adoleshentët të mos përdorin për shumë kohë celularët. Celularët duhet të jenë të fikur gjatë kohës që janë në shkollë.

Sa më vonë që fëmijët apo adoleshentët të kenë llogari në rrjetet socialë aq më pozitivë është. Në të njëjtën kohë, platformat duhet të jenë të lejueshme për moshat mbi 13 vjeç dhe të kërkohet që të aplikojnë verifikimin e moshës dhe identitetit për të gjithë anëtarët e rinj.

Edhe përpara përhapjes së  koronavirusit, adoleshentët ndiheshin gjithnjë e më shumë të vetmuar. Pas gati 18 muajsh mbyllje dhe mësimi në distancë, a do të jenë në gjendje ata  të “braktisin” celularët e tyre dhe të kthehen në jetën e mëparshme, të paktën gjatë qëndrimit në shkollë?

/abcnews.al