Vetingu, Bojaxhi: Kim kërkoi kompromis! Bushka: Rezultatet e drejtësisë mos i prisni 100% sot

schedule22:34 - 21 Tetor, 2021

schedule 22:34 - 21 Tetor, 2021

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim deklaroi sot se parlamenti duhet të miratojë ndryshimet kushtuese për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut.

Ish-zv/ ministri i Energjetikës Gjergj Bojaxhi i ftuar në emisionin “Log.” me Endri Xhafon në ABC duke komentuar deklaratat e Kim tha se ajo sipas tij po kërkon njëlloj kompromisi mes mzhorancës dhe opozitës lidhur me propozimet e fundit.

Ambasada vë 2 gjëra aty në postim, refomën zgjedhore dhe shtyrjen e vetingut. Fakti që i kishte vënë të dyja bashkë po kërkon njëlloj kompromisi politik. Fakti që edhe ndërkombëtarët po kërkojnë të zgjatet afati i vetingut tregon se skanë besim te progamet që duhet ta kishin kaluar. Këto institucione që po bëjnë vetingun për ndërkombëtarët nuk janë të besueshme. Minimumi duhet që shoqërisë shqiptare ti themi cilat janë të mirat dhe të metat. Ne s’kemi ende një drejtësi siç duhet”, tha Bojaxhi.

Deputetja e PS Klotilda Bushka tha se reforma në drejtësi ka sfida dhe se rezultatet e saj nuk duhen pritur 100% sot.

Ka nga ata gjyqtarë që kanë punuar për reformën në drejtësi dhe janë shkarkuar nga vetingu. Sistemin e drejtësisë e kam njohur dhe kur isha juriste dhe e njoh dhe si politikane. Askush nuk ka thënë se reforma në drejtësi s’ka sfida. Drejtësia funksionale është një nga rezultatet e reformës dhe mos prisni të vijë menjëherë. Reforma është e vështirë, rezultatet mos  i prisni 100% sot, ka filluar të japë rezultate. Sfida e sotme e zbatimit të reformës në drejtësi ka filluar me rritjen e eficencës në Gjykata. Janë procese”, shtoi Bushka.

Pas një takimi që zhvilloi me ambasadorin e OSBE-së, Del Monaco, diplomatja amerikane përmes një postimi në Twitter theksonte se duhen përmbushur edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore. be.k/Abcnews.al