Vetëvaret në qelitë e burgut të Shënkollit një i dënuar për plagosje

schedule13:23 - 21 Nëntor, 2017

schedule 13:23 - 21 Nëntor, 2017

Një 20 vjeçar ka varur veten në godinën e dusheve  në burgun e Shënkollit në Lezhë. Ai është Florian Kodra nga Thethi i Shkodrës i cili një vit më parë u arrestua për plagosjen e një personi të quajtur Nazmi Topuzi, për motive të dobëta.  Nga të dhënat e para mësohet se ai është vetëvarur me çarçaf. Atëkohë 49 vjeçari, mori dy plumba në trup dhe ndodhej në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës. Atehere policia njoftoi se shkak i këtij krimi ishte xhelozia, pasi i plagosuri dyshonte se i riu i ngacmonte atij gruan 48- vjeçare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!