Vetëplagoset aksidentalisht me pistoletë 15-vjeçari në Milot

schedule20:18 - 28 Qershor, 2024

schedule 20:18 - 28 Qershor, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milot. Mësohet se një 15-vjeçar kishte gjetur një armë zjarri Pistoletë tip TT dhe e kishte marrë në banesë. Si pasojë, ai është vetëplagosur aksidentalisht në këmbë.

Sakaq, raportohet se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 28.06.2024, në vendin e quajtur Fushë Malbardhë, njesia Administrative Milot, dyshohet  se aksidentalisht është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi i mitur  15 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15 vjeçari kishte gjetur një armë zjarri Pistoletë tip TT dhe e kishte marrë në banesë. Dyshohet se duke e pastuar, aksidentalisht është vetëplagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip Pistoletë TT.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po  kryen veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të  rastit.

Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!