Futbollisti i njohur Zlatan Ibrahimovic ka vlerësuar paraqitjet e Erling Haaland. Norvegjezi ka shënuar 22 gola në 16 paraqitje për Manchester City që nga transferimi i tij në verë.
“Më pëlqen shumë Haaland. Ai është një lojtar shumë i zgjuar. Ai nuk bën diçka për të cilën nuk është i mirë, ai nuk shkon thellë në kërkim të topit. Ai vetëm pret pranë portës dhe shënon. Ai më kujton lojtarë si Filippo Inzaghi, David Trezeguet dhe Christian Vieri. Ai është një lloj versioni i ri i të treve”, tha Ibrahimovic për Canal+.
Kujtojmë se Erling Haaland ka munguar në ndeshjet e fundit të Manchester Cityt për shkak të lëndimit që ka marrë. /G.D abcnews.al/

