Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, tha se mungesa e Veliajt, pengon shumë Bashkinë në punët e përditshme.
Gjithashtu Gjikondi theksoi se Erion Veliaj ka 13 akuza dhe se sipas saj duhet të përballet, me ligjin, pasi me veprimet e tij po bën “kurban” kryeqytetin për interesat e tij.
“Pjesa e Berishës ndryshon nga zoti Veliaj. Në lidhje me Veliajn për këtë tre mujorshin nuk ka asnjë citim me arsye apo pa arsye. Mungesa e tij patjetër që e dëmton Bashkinë në punët e saj. Unë mendoj që vendimi i vendimi i Gjykatës Kushtetuese dje ka qenë një vendim politik. Dhe mos harrojmë që nga 8 gjyqtarë që janë, duhet të ishin 9. Nga tetë anëtarë, vetëm 7 prej tyre janë të gjithë juristë të ardhur karriere. Dhe kjo është shumë skandaloze që ndodh vetëm në Shqipëri. Pra vetëm një prej tyre të ketë strukturë mendimi prej gjyqtari dhe 7 të tjerë të jenë të propozuar nga filtra politik. Patjetër që mund të jenë të k. Gjëja më e trishtueshme është që ne nuk merremi me pjesën se si Veliaj arrin të bëj kurban kryeqytetin për interesat e tij. Në momentin që ka 13 akuza të forta penale nga SPAK të çuara në GJKKO, dhe nuk përballet por gjen arsye për të shtyrë gjyqin. Kjo është gjëja më e shëmtuar”, tha ndër të tjera ajo.

