“Vetëm në Shkodër ndodhin këto”, Alban Hasani kritikon rëndë

schedule23:26 - 18 Qershor, 2020

schedule 23:26 - 18 Qershor, 2020

Alban Hasani  shfaqet i zhgënjyer për situatën e krijuar te Vllaznia. Në emisionin “Pressing” në ABC Neës, ai u tregua i ashpër. “17 blerje te Vllaznia. Kemi 6 sulmues të marrë dhe Lika është golashënuesi. Kemi një moldav me 0 minuta. U pretendua për Europë. Nëse ekipet e tjera janë me presidentë dhe nuk kanë marrë paga, lojtarët nuk flasin.

Te Vllaznia i marrin të gjitha lekët, edhe pse jo në kohën e duhur. Ka presion të madh, pasi ka hyrë për Europë. 17 lojtarë luajnë jashtë Shkodrës, janë Fangaj, Qardaku, Hakaj, Çinari e Hebaj. Janë lojtarë të lënë të lirë dhe presioni te lojtarët duhet të jetë shumë i madh”.

“Vetëm në Shkdoër ndodh kjo. Merret një portier 20 kile mbipeshë, në shkurt. Unë jam pjesë e akademisë. Unë nuk di kujt t’i jap llogari ato. Suadi nuk ka lidhje fare. Ekipin e bën drejtori teknik. Që në shtator nuk kam pasur takim me drejtorin sportiv.

Ai duhet të marrë përsipër. Kush e ka sjellë Hristov, apo moldavi që merr 800 euro dhe ka lujt 20 minuta. Ikën Isufi pa lekë. Unë ua them tifozëve. Vendos njerëzit e duhur, sepse nuk ka nevojë Vllaznia me ble 17 lojtarë për vendin e tetë. Na kanë ikur lojtarë me zero lekë. Kush e merr përsipër duhet të japë llogari.

Sot 6 sulmues ka marrë Vllaznia. Është Gilman Lika golashënuesi, 34 vjeç. Çfarë të më shumë. Më intereson që djemtë që kanë dalë nga akademia të luajnë për Vllazninë. Nuk u bën kush oferta më të mira se Vllaznia, veç Tirana. Administratori nuk blen lojtarët, nuk merret dot edhe me anën teknike. Vllaznia ka një bord dhe nuk funksionon. E mira e Vllaznisë tani është rikthimi i Dedjes”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!